Kaos dhe dhunë në derbin e Pragës, huliganët pushtojnë fushën e lojës, shihni videon
Lionel Messi ka thyer rekordin e Sebastian Giovincos, duke u bërë lojtari më i shpejtë në historinë e kampionatit amerikan (MLS) që arrin shifrën e 50 kontributeve direkte në gol (gola dhe asiste).
Me një paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit, ku shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste, “Pleshti” ka treguar edhe një herë se mosha është thjesht një numër për të.
Në 64 paraqitje në total në MLS, Messi numëron tashmë 59 gola dhe 41 asiste, shifra që dëshmojnë ndikimin e tij të jashtëzakonshëm te Inter Miami. Në rrafshin personal, karriera e tij po i afrohet shifrave mitike, me gjithsej 907 gola dhe 410 asiste në total, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Top Channel