Themeluesi i Amazon hyn në botën e futbollit, Jeff Bezos pranë blerjes së një kuote të Liverpool
Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Via del Mare”, Juventusi ka arritur të marrë një fitore minimale por tepër të vlefshme 1-0 ndaj Lecces vendase.
Kjo sfidë e javës së 36-të vuri përballë dy realitete të ndryshme të tabelës: bardhezinjtë që kërkonin të vulosnin biletën për në Ligën e Kampionëve dhe Leccen që luante “jetë a vdekje” për mbijetesën.
Ndeshja nuk u la kohë skuadrave as të studionin njëra-tjetrën. Sapo nisi takimi, në minutën e 2-të, Dusan Vlahovic heshti tifozërinë vendase. Pas një zbritjeje të shpejtë, sulmuesi serb u tregua i pamëshirshëm përpara portës, duke shënuar golin që do të rezultonte i vetmi dhe vendimtari i kësaj mbrëmjeje.
Pas golit, Lecce u hodh në sulm me të gjitha forcat, e mbështetur fuqishëm nga publiku i saj. Puljezët krijuan volum loje dhe disa raste të rrezikshme, duke vënë në provë mbrojtjen bardhezi, e cila nën drejtimin e Allegrit tregoi solidaritetin e zakonshëm. Juventusi, nga ana tjetër, u mbrojt me rregull dhe tentoi të godiste përmes kundërsulmeve, duke menaxhuar me kujdes avantazhin e hershëm.
Me këtë fitore në transfertë, Juventusi hedh një hap thuajse përfundimtar drejt objektivit sezonal, duke u rikthyer në elitën e Europës. Për Leccen, kjo humbje dhëmb shumë, pasi i mban ata në ethet e mbijetesës. Megjithatë, performanca e treguar ndaj një gjiganti si Juventusi u jep shpresë tifozëve verdhekuq se qëndrimi në Serie A është ende i mundshëm në dy javët e mbetura.
Top Channel