Me titullin e 21 kampion në xhep, Interi u përball me Lazion pasditen e kësaj të shtune në ndeshjen e radhës së Serie A. Në Olimpico të Romës, skuadra e Cristian Chivut nuk i toleroi aspak bardhekaltrit duke i mundur me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë ishte e gjitha nën dominimin e Interit me zikaltrit që e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit teksa në minutën e 7, Lautaro Martinez dërgoi në rrjetë një top të gjuajtur me të djathtën me argjentinasin që e çoi në 17 numrin e golave të shënuar në këtë sezon në Serie A.

Zikaltrit patën shanse shënimi edhe me Marcus Thuram dhe Barella, por pa sukses. Megjithatë në minutën e 39, Interi arriti të shënojë edhe golin e dytë me Susic për të mbyllur 45 minutat e para me avantazhin 2-0. Në fillimin e pjesës së dytë, Lazio mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Romagnolit.

Në minutën e 75, Interi mbylli përfundimisht llogaritë e ndeshjes  teksa shënoi golin e tretë me Mkhitaryan për të vulosur fitoren 3-0 të skuadrës kampione të Italisë që tani do të mendoje për sfidën tjetër me Lazion, finalen e Kupës së Italisë që do të luhet në 13 maj, po në Olimpico.

 

Top Channel