Manchester City nuk dorëzohet për Premier League, mposht Brentford, 2 pikë pas Arsenalit
Pasditja e së shtunës ishte dramatike për Kukësin dhe Luftëtarin të cilat sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Dytë pasi humbën ndeshjet e tyre të playoutit respektivisht ndaj Bylis B dhe Sopotit.
Sfida mes Bylis B dhe Kukësit u zhvillua në Vorë dhe skuadra fituese u zgjidh vetëm pas serisë së gjuajtjeve të 11 metërshave pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll me barazimin 1-1
Ishte pikërisht Kukësi ai që mori avantazhin me golin e Bespallës në pjesën e dytë dhe u duk se verilindorët e siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë, por në minutat shtesë Muriç barazoi rezultatin në 1-1 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Në castet e fundit të këtij fraksioni, Kukësi kishte shansin e artë për të mbyllur të gjitha historitë teksa fitpo një 11 metërsh, por Abdiu e gaboi në gjuajtjen e tij duke e dërguar topin mbi tramversë dhe kështu gjithçka u zgjidh nga seria e penalltive ku Bylis B u tregua i saktë në të 5 gjuajtjet, ndërsa Kukësi u ndëshkua nga gabimi i Ballhysës dhe kështu verilindorët bien në Kategorinë e Dytë, ndërsa Bylis B do të luajë në Kategorinë e Parë.
I njëjti skenar u pa edhe në ndeshjen e zhvilluar mes Luftëtarit dhe Sopotit. Edhe në këtë përballje koha e rregullt dhe ajo shtesë u mmbyllën me barazimin 1-1 dhe kështu që fati u përcaktua nga lotaria e 11 metërshave. Skuadra gjirokstrite mori avantazhin në rezultati me golin e Diamantit të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Por edhe Luftëtari ashtu sikurse edhe Kukësi nuk diti të ruajë avantazhin pasi Sopoti në minutën e 79 barazoi me Jargavani. Edhe 30 minutat e shtesës shifrat nuk ndryshuan, ndërkohe që te penalltitë, fati ishte me Sopotin që e sheh veten në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Luftëtari rikthehet në Kategorinë e Dytë.
Top Channel