Agjenti i Lukakut jep lajmin e bujshëm: Big Rom do të rikthehet te skuadra e…
E ardhmja e merkatos verore të Juventusit do të varet pothuajse tërësisht nga kualifikimi ose jo në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Nëse bardhezinjtë mbeten jashtë kompeticionit më prestigjioz europian për klube, drejtuesit mund të detyrohen të sakrifikojnë një nga yjet e skuadrës për të balancuar financat.
Pas barazimit zhgënjyes ndaj Veronës, gara për një vend në Champions është komplikuar, ndërsa Roma është afruar ndjeshëm në renditje. Në Torino shpresojnë të shmangin këtë skenar, por situata mbetet ende e hapur.
Në ditët e fundit emri më i përfolur për një largim të mundshëm është ai i Francisco Conceição. Sulmuesi portugez ka zhvilluar një sezon pozitiv dhe ka tërhequr interesin e disa klbeve europiane. Sipas raportimeve, në garë për të është futur edhe Liverpool, që po mendon për një zëvendësues të mundshëm të Mohamed Salah.
Drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga lojtari, ndërsa vetë Conceição ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Torino. Megjithatë, një ofertë e konsiderueshme mund të ndryshojë situatën.
Klubi italian thuhet se do të pranonte të negocionte vetëm për një shumë jo më të ulët se 70 milionë euro, duke pasur parasysh se ka investuar rreth 45 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Porto.
Top Channel