Agjenti i Lukakut jep lajmin e bujshëm: Big Rom do të rikthehet te skuadra e…

08/05/2026 09:49

Romelu Lukaku është rikthyer në stërvitje me Napolin në Castel Volturno, por e ardhmja e sulmuesit belg vazhdon të mbetet e paqartë.

Për situatën e “Big Rom” ka folur agjenti i tij, Federico Pastorello, gjatë një interviste për DAZN Belgjikë. Ai la të kuptohet se një rikthim te RSC Anderlecht është i mundur në të ardhmen, por jo në një afat të afërt.

“Mendoj se Romelu do të rikthehet 100% një ditë te Anderlechti. Por nëse flasim për të ardhmen e afërt, nuk besoj”, deklaroi Pastorello.

Agjenti vlerësoi gjithashtu cilësitë e sulmuesit belg, duke theksuar se sezoni aktual ka qenë i vështirë për të, por se ai mbetet një lojtar i nivelit të lartë.

“Lukaku është një sulmues fantastik. Ka energji të madhe dhe jam i bindur se do të zhvillojë një Kupë Bote shumë të mirë dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim sërish në nivelin maksimal”, shtoi ai.

Sipas mediave italiane, trajneri i Belgjikës kërkon që Lukaku të zhvillojë të paktën një ndeshje zyrtare para se të vendosë për grumbullimin e tij në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Megjithatë, aktivizimi i tij me Napolin mbetet në dyshim. Edhe pse ka pasur një takim pajtues me trajnerin Antonio Conte, marrëdhënia mes palëve ende nuk konsiderohet plotësisht e stabilizuar.

Top Channel