Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera në kampin bavarez ka qenë e tensionuar, me drejtuesit që nuk i kanë kursyer kritikat për gjykimin.

CEO i Bayernit, Jan-Christian Dreesen, u shfaq mjaft i irrituar për zgjedhjen e arbitrit, duke lënë të kuptohet se vendimet e tij ndikuan drejtpërdrejt në rezultat.

“Është të paktën habitëse që një arbitër me vetëm 15 ndeshje në Ligën e Kampionëve mund të drejtojë një ndeshje të tillë. Dhe kjo mbase shpjegon edhe më shumë se një rënie të bilbilit,” – Deklaroi Dreesen.

Kjo deklaratë vjen si një goditje e hapur ndaj UEFA-s për përzgjedhjen e zyrtarëve të ndeshjes. Sipas drejtuesit gjerman, pesha e një sfide të tillë kërkonte një figurë më autoritare dhe me më shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare, diçka që sipas tij u reflektua në pasigurinë e treguar gjatë momenteve kyçe të lojës. Mbetet për t’u parë nëse ky reagim do të sjellë ndonjë hetim apo masa nga komisionet përkatëse.

Top Channel