Paris Saint Germain dhe Luis Enrique siguruan finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve dhe të gjithë i përulen trajnerit spanjoll, duke nisur nga vetë presidenti i parizienëve, Nasser Al Khelaifi i cili nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij.

Pas vitesh të tëra investimesh marramendëse që u shoqëruan me zhgënjime evropiane, tani Paris Saint Germaini i tij në 30 maj në Budapest ndaj Arsenalit do të kërkojë të përsërisë suksesin e vitit ta kaluar.

Në këtë pikë kreu i klubit transalpin nuk i kurseu elozhet në drejtim të skuadrës së tij e sidomos për njeriun që e bëri të mundur të gjithë këtë sukses, Luis Enrique

‘Është zgjedhja ime më e mirë-tha presidenti i PSG-Luis Enrique është me të vërtetë burimi më i mirë, vendimi më i mirë. Është një trajner fantastik, më i miri në botë, por edhe si person është e pabesueshme të shohësh si i menaxhon operacionet e përditshme, lojtarët, gjithçka, madje edhe median, gjë që në Francë jo gjithmonë është e lehtë. Por ai është fantastik. Revolucionoi futbollinjo vetëm te Paris Saint Germain, por në të gjithë botën e futbollit. Është një nder të kesh Luis Enrique në klubin tonë dhe të gjithë ata që bashkë me të po bëjnë historinë.

Top Channel