Në 10 qershor do të festojë 27 vjetorin e lindjes dhe duhet të jëtë në kulmin e maturisë futbollistike, por ai vahzdon të mos bindë. Ky sezon, që duhej të ishte ai i rilindjes dhe e marrjes së plotë të përgjegjësive në roline tij si lider jo vetëm në aspektin teknik, u shndërrua për Rafael Leaon në një rënie drastike, aq sa në ndeshjen e së dielës ndaj Atalantës ai rrezikon të jetë në stol si çdo lojtar tjetër zëvendësues.

Portugezi që Allegri tentoi më kot ta shndërrojë në një sulmues të parë, ishte nën nivel në aspektin e shënimit të golave dhe dështoi në atë të sjelljes duke ushqyer akoma më shumë një rebus taktik dhe moral dhe tani për Milanin duket se ka vetëm një zgjidhje; ndarje me futbollistin në fund të sezonit.

Leao ka me kuqezinjtë një kontratë deri në qershor të 2028 dhe një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 175 milionë euro. Por kjo e fundit është një vlerë me të vërtetë formale; asnjë klub në botë nuk do të shpenzonte këtë shifër për portugezin. Vetë Milan e di që një vlerë pak a shumë 50-60 milionë euro mund të jetë vlera minimale në tryezën e tratativave, sidomos nëse Botërori do të rezultojë pozitiv për Leaon. Me ato shifra, luzitani mund të shndërrohet në një rast të mirë merkatoje, por tani për tani, nuk ka asnjë blerës të mundshëm gati për ta marrë. 

Pikërisht ky është problemi; raportet mes Milanit dhe Leaos janë drejt mbylljes, por për momentin në horizont nuk ka asnjë blerës të interesuar për të dhe me kontratën që skadon deri në 2028, ky nuk është një lajm i mirë për Milanin.

Top Channel