Milan, për Leao nuk ka blerës, largohet vetëm me superulje në çmim
Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli mbyllin kapitullin e basteve edhe me drejtësinë penale, në planin sportiv, të dy futbollistët e kanë shlyer skualifikimin për vënie bastesh në periudhën 2021-2023 në platforma të paautorizuara, por mungonte akoma, në kuadër të hetimeve të Milanos, kontestimi për reklamimin e këtyre platformave ilegale te futbollistët e tjerë.
Një shkelje që parashikon një dënim deri me 3 muaj burg dhe me një gjobë, por që mesfushori i Neëcastle dhe ai i Fiorentinës deshën ta mbyllin duke bërë një pakt(dhe duke e reduktuar dënimin me 1/3 e tij); Tonali duke paguar 78 250 euro falë mundësisë për të konvertuar dënimin me gjobë, Fagioli me një dënim me kusht me 1 muaj arrestim.
Të 18 personat e tjerë mes të cilëve Perin, McKennie, Paredes, Di Maria, Bellanova dhe Ricci mundën të mbyllnin këtë çështje të akuzave për vënie bastesh në platforma ilegale(por kurrë në ndeshje futbolli) duke paguar një gjobë prej 258 euro
Përsa i pëket Florenzit dhe Zaniolos, edhe ata protagonistë në këtë çështje, marrëveshja e mëparshme e tyre me Prokurorinë e Torinos bëri që në Milano ata të liroheshin nga akuzat.
Top Channel