Penallti apo interpretim? Rregulli i IFAB që “vulosi” kualifikimin e PSG-s ndaj Bayern Munich për në Budapest
Paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka shtyrë edhe për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Një përplasje ka ndodhur në studion e “Top Story” mes shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe gazetares Esmeralda Mulaj, sa i përket ndikimit të ndërkombëtarëve në këtë proces.
Pjesë nga debati-
Rexhaj: Ndërkombëtarët punojnë me stereotipe. Ata krijojnë një stereotip dhe ai stereotipi me shqiptarët duhet të merret në konkluzion siç e duan ata. Edhe në Shqipëri, njerëzit duhet të mendojnë mirë përpara se të pranojnë çorbën ndërkombëtare. Qoftë SPAK-u ose diçka tjetër, janë disa stereotipe që këta të gjithë janë të korruptuar, të gjithë merren me drogë…
Mulaj: Nuk është kështu në këtë rast. Në rastin e gjykatës dhe të Kosovës, gjërat janë pak më ndryshe. Po pse u krijua gjykata? Sepse donte Hashim Thaçi të shkonte në burg me këmbët e veta? Pse u krijua?
Rexhaj: Absolutisht që jo. U krijua sepse ka besuar verbërisht.
Mulaj: Janë ata ndërkombëtarë që e kanë çliruar Kosovën. Në këtë pozitë ne flasim.
Rexhaj: Ndërkombëtarët që kanë çliruar Kosovën, ose kanë vdekur, ose nuk pyeten më. Janë disa ndërkombëtarë të tjerë që e dëgjojnë një përrallë serbe e ruse që e besojnë.
Mulaj: Do vinte një kohë që Kosova do e kishte gjykatën. Do të krijohej në OKB nëse nuk do të krijohej në Kosovë. Problemi është se përse z. Kurti, kur u ngrit aktakuza ndaj këtyre burrave, ku nuk përmendej as shtëpia e verdhë, as transplanti i organeve, për të cilën ishte pikënisja e gjykatës, pse nuk u çua në Parlament dhe të thoshte: ‘Kjo nuk mund të funksionojë’?!
Rexhaj: Edhe çfarë do të bënte Parlamenti? U ndryshua Kushtetuta me 2/3-at. Ajo gjykatë është mbi Kushtetutën e Kosovës, mbi shtetin e Kosovës.
Mulaj: Po bëje kauzë ndërkombëtare…
Top Channel