Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Pas fitores së titullit, Cristian Chivu iu dha dy ditë pushim skuadrës së tij. Zikaltrit do t’i kthehen punës këtë të mërkurë për të përgatitur ndeshjen e së shtunës në kampionat me Lazion, një ndeshje që konsiderohet si një antipastë e asaj që do të ndodhë po në Olimpico katër ditë me vonë kur skuadrat do të diskutojnë finalen e Kupës së Italisë.
Inter, objektivi dopietë historike. Ashtu sic tregojnë fjalët e thëna nga shumë prej protagonistëve zikaltër, në mendjen e grupit është të tentohet fitorja e një dopiete trofesh që nuk ka ndodhur ndonjehërë; herët e fundit që Interi ka bërë dopietë kampionat dhe Kupë ka qenë në 2006, vitin e Calciopoli që gjithsesi u pasurua me fitoren e Superkupës dhe në 2010 kur erdhi edhe Liga e Kampioneve. Dmth në 118 vjet histori, Interi nuk ka mundur të fitoje vetëm dopieten Serie A-Kupë Italie
Me 10 Kupa Italia ka një yll të argjendtë? Fitorja në finale ndaj Lazios që është në një moment të mirë forme, do të thotë që Interi të çojë në 10 numrin e trofeve të Kupës në palmares. Një arritje e rëndësishme që mund të sjellë një detaj më shumë në fanelë. Edhe pse në fakt nuk është parashikuar nga rregullorja, presidenti Marotta bëri të ditur paraprakisht se mund të kërkojë vendosjen e një ylli të argjendtë, një simbol që mund ta kishte edhe Juventusi në 2015, me klubin bardhezi që nuk e bëri një kërkesë të tillë.
Top Channel