Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Për dy personalitete që në aspektin sportiv e kanë dashur shumë njëri-tjetrin, ritakimi mes tyre këtë radhë nuk do të jetë i lehtë. Romelu Lukaku kthehet në Castel Volturno pasi zgjodhi të kurohet nga mjekët në Belgjikë dhe ai që do ta presë do të jetë Antonio Conte me të cilin parashikohet të ketë një diskutim të fortë ballë për balle.
Sulmuesi nuk e ka pëlqyer faktin që është aktivizuar pak pas rikthimit nga dëmtimit, ndërsa trajneri i ish kampionëve të Italisë e akuzon për impenjim të pakët dhe dedikim të reduktuar për objektivat e skuadrës. Me fjalë të tjera Conte mendon se ka bërë çfarë ishte e nevojshme për të mirën e Napolit, ndërsa Lukaku është ndjerë i tradhtuar nga njeriu tek i cili kishte besuar gjithnjë në vitet e fundit.
Fakti është që sulmuesi belg tani do të duhet të nisë periudhën e friatletizimit dhe ka si objektiv të jetë gati për Botërorin, por nuk është e thënë të Conte t’i japë minuta në ndeshjet e fundit të sezonit. Se çfarë do të ndodhë, këtë do ta zbulojmë shumë shpejt, por ka shumë mundësi që të bëhet fjalë për një paqe mes tyre. Pastorello, agjenti i Lukakur do të flasë në javët e ardhshme me Drejtorin Sportiv Manna dhe me presidentin Aurelio De Laurentiis. Romelu Lukaku ka ende një vit në kontratën me Napolin me një pagë prej 8 milionë eurosh, por është e vështirë që Lukaku të qëndrojë në skuadër duke parë se Hojlund mund të konsiderohet si i konfirmuar.
Top Channel