Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Hetimet në botën arbitrare në futbollin italian vijojnë dhe pas marrjes në pyetje të Gervasonit, Nasca dhe Di Vuolo, shumë shpejt prokurori Ascione do të dëgjojë edhe drejtuesit e klubeve që janë në kontakte me sferën arbitrare, të ashtuquajturit Club Referee Manager ose edhe Menaxherët e Arbtrava(DAA). Në Serie A janë dhjetë të tillë të zgjedhur nga AIA.
Çfarë bën Club Referee Manager? Por, sipas Corriere Dello Sport, kufijtë nuk janë kaq neto. Në fakt në udhëzuesit e sezonit të kaluar është parashikuar edhe kontakti i një drejtuesi tjetër të klubit (president, drejtor sportiv apo i përgjithshëm) me koordinatorin e AIA edhe pse vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe mundësisht gjithnjë të koordinuara na DAA.
Çfarë do të thotë ‘situatë e jashtëzakonshme’? Janë situata të veçanta të ndodhura gjatë ndeshjes(gabime të qarta, çështje rregullarsh, situata të jashtëzakonshme edhe jo teknike. Pa konfrontimit të koordinatorit arbitrar me dizenjatorin Rocchi jepet një feedback te Club Referee Manager duke qënë se askush nga klubi nuk mund të kontaktojë direkt me Komisionin CAN A dhe B.
Rocchi mund të fliste me drejtuesit? Pra Rocchi ka bërë diçka ilegale nëse ka folur me ndonjë të federuar në Serie A? Jo tamam. Sipas Nenit 22 të Kodit të Drejtësisë Sportive dizenjatori i arbitrave nuk e ka të ndaluar të flasë me drejtuesit, anëtarët e klubeve dhe aq më tepër me Club Referee Manager. I vetmi detyrim për të është të mos mbajë raporte të zakonshme apo që synojnë të fitojnë avantazh në aspektin e aktivitetit sportiv me anëtarët e organeve të sistemit të drejtësisë sportive dhe me anëtarët e AIA. Pra hetimet, për të treguar se Rocchi apo anëtarë të tjerë të AIA kanë kryer veprime të paligjshme, duhet të provojë që ai ose ata janë përpjekur t’u japin avantazhe klubeve; nuk mjafton vetëm biseda me një anëtar të një skuadre për të dëgjuar një protestë për një gabim të pësuar apo për paraqitje të papërshtatshme. Për momentin nga përgjimet ka dalë vetëm fraza: ‘ata nuk duan ta shohin më’
Top Channel