Video/ Samiti në Armeni, Emmanuel Macron vrapon në rrugët e Jerevan

04/05/2026 10:16

Presidenti francez Emmanuel Macron është rikthyer në vëmendje për stilin e tij të veçantë të disiplinës fizike, pasi është parë duke bërë vrap në rrugët e Jerevan përpara nisjes së punimeve të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian.

Macron, i njohur për kujdesin ndaj formës fizike edhe gjatë udhëtimeve zyrtare, ka dalë në mëngjes të hënën i veshur me veshje sportive, me pantallona të shkurtra dhe atlete, i shoqëruar nga forcat e sigurisë gjatë vrapit në kryeqytetin armen.
Në Armeni po zhvillohet Samiti ku marrin pjesë 48 krerë shtetesh dhe qeverish, ndërsa tema kryesore është “Ndërtimi i së Ardhmes, Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.


Për herë të parë në këtë format është ftuar edhe një vend jashtë Evropës, Kanadaja, përfaqësuar nga kryeministri Mark Carney.
Një ditë më parë, Macron u pa duke shëtitur në Jerevan, ku deklaroi se përmes Komunitetit Politik Evropian synohet ndërtimi i një “Evrope më sovrane”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse.

Top Channel