Tragjedia në Durrës, nënkryetarja e Kuvendit dhe zëvendëskryeministrja mbërrijnë pranë familjeve të dy viktimave

04/05/2026 10:19

Ditën e sotme pritet të përcillen në banesën e fundit dy të miturit që humben jetën tragjikisht ditën e djeshme në Durrës për shkak të një aksidenti, ku Nikoll Radaçi humbi kontrollin e mjetit të tij dhe përplasi tre fëmijë në trotuar.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu ka mbërritur pranë familjeve, ndërsa ngushëllime pranë familjeve ka bërë dhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka.

Sipas raportimit të korrespondentes së Top Channel, Vali Qyrfyçi, më vonë homazheve iu bashkuan edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu.

Fatmirësisht, sipas raportimeve të fundit, fëmija i plagosur ka arritur të kalojë rrezikun për jetën dhe do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel