Plagosi me thikë një person, shpallet në kërkim i riu në Fier, procedohet dhe bashkëshortja për pengim të hetimeve Ditën e sotme pritet të përcillen në banesën e fundit dy të miturit që humben jetën tragjikisht ditën e djeshme në Durrës për shkak të një aksidenti, ku Nikoll Radaçi humbi kontrollin e mjetit të tij dhe përplasi tre fëmijë në trotuar.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu ka mbërritur pranë familjeve, ndërsa ngushëllime pranë familjeve ka bërë dhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka.
Sipas raportimit të korrespondentes së Top Channel, Vali Qyrfyçi, më vonë homazheve iu bashkuan edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu.
Fatmirësisht, sipas raportimeve të fundit, fëmija i plagosur ka arritur të kalojë rrezikun për jetën dhe do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel