Santos, nerva të tendosura mes Neymar dhe Robinho Jr për shkak të një driblimi

04/05/2026 13:59

Santosi nuk pati një të dielë të zakonshme në futbollin brazilian. Një ditë pas barazimit me Palmeirasin, fusha stërvitore e kësaj skuadre u shndërrua në një lloj ringu ku Neymar e humbi toruan kundrejt Robinho Jr duke u përfshirë në një përplasjë që u shndërrua në një sherre, diçka që nuk ndihmon në përmirësimin e klimës që rrethon skuadrën që pozicionohet pranë zonës së rënies nga kategoria.

Episodi u krijua gjatë nje ndeshjeje stërvitore me intensitet të lartë dedikuar atyre që nuk ishin aktivizuar në ndeshjen e kampionatit. Robinho Jr në një moment kaloi Neymar duke e dribluar, që u konsiderua provokim nga ish ylli i Barcelonës dhe Paris Saint Germain. Reagimi i numrit 10 ishte i menjëhershëm teksa i kërkoi Robinho Junior që të qetësohej, por më pas situata u përshkallëzua.

Nga fjalët u kalua te shtyrjet mes protagonistëve. Sipas medias braziliane, tensionet degraduan me Neymar që e goditi Robinho Jr me një shpullë përpara se të shkaktojë rrëzimin e këtij të fundit. vetëm ndërhyrja e të pranishmëve në fushë në atë moment bënë që situata të mos degjeneronte akoma më shumë. Klubi i Santosit tentoi të minimizojë situatën duke e etiketuar ngjarjen si një agonizëm normal në një seancë stërvitore të një intensiteti të lartë. Nuk parashikohet asnjë sanksion, por sidoqoftë, çështja mbetet e hapur.

Edhe pse Neymar në dhomat e zhveshjes kërkoi ndjesë dhe kontaktoi personalisht familjen e djaloshit, personat rreth Robinho Jr nuk e kapërdinë atë çfarë ndodhi dhe janë ankuar te drejtuesit më të lartë të klubit. Sigurisht, është kjo një situatë që nuk e ndihmon aspak Neymar që kërkon me çdo kusht të jetë në kombëtaren braziliane në Botërorin e këtij viti.

Top Channel