Politikanët në paraburgim/ Vendimi unifikues: Gjykatat duhet të vlerësojnë personalitetin dhe sjelljen e të akuzuarit para se të vendosin ‘arrestin me burg’ Nikoll Radaçi ishte një shkelës përsëritës i Kodit rrugor.
Tre herë i ndëshkuar nga policia e shtetit, në 2020 për parakalim të gabuar e dy herë për tejkalim shpejtësie në 2022 me pezullim të lejes së drejtimit, 57-vjeçari të dielën e 3 majit të 2026 në gjendje të dehur shkaktoi një tragjedi me marrjen e dy jete fëmijësh. Historiku i tij problematik por edhe dëshmitë e banorëve të lagjes 15 në Durrës, analizojnë ekspertët, janë tregues i një ngjarje të paralajmëruar.
“Roli i policisë është parandalimi. Po të lexosh ligjet ka shumë parime dhe rregulla. Ky është rasti tipit që nëse Policia e Shtetit do ishte afër komunitetit, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar”, u shpreh avokati Ledio Braho.
“Aty në zonë ka edhe inspetorë. Këtë njeri ata duhet ta kishin evidentuar dhe ta ndalonin”, tha eksperti rrugor Gëzim Hoxha.
Vepra me gjasë do të klasifikohet si shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, por mundësitë janë të ndiqet i njëjti gjykim si për përplasjen me vdekje të 7 vjeçares nga skafi gjatë pushimeve në Himarë.
Përsëritja e veprave të tilla penale, sipas avokatit Ledio Braho nxjerr në pah se forcimi i dënimit me rritjen e viteve të burgut nuk po sjell parandalimin. Për ekspertin rrugor Gëzim Hoxha zgjidhja është piketimi paraprak i “vrasësve me timon” dhe bllokimi i patentave.
“U kape me pije alkoolike, hiqe patentën përgjithmonë. Ka nevojë për edukim edhe në komunitet”, u shpreh eksperti.
Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve, vënë theksin ekspertët, duhet të shoqërohet me zbatimin e tyre.
Top Channel