Manchester United ‘çmendet’ për Cole Palmer, gati të paguajë shifër rekord për yllin e Chelsea
Një skuadër koreanoveriore e futbollit të vajzave do të udhëtojë në Korenë e Jugut për të zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale të Champions League aziatike, një event ky shumë i rrallë që mban në ankth qeverinë e Seulit dhe regjimin e Phenianit.
Bëhet fjalë për transfertën e parë sportive të një delegacioni sportiv të Koresë së Veriut për në Jug që nga viti 2018, por në atë kohë bëhej fjalë për futbollin e të rinjve, qitje dhe pingpong. Herën e fundit që një skuadër e futbollit të vajzave zhvilloi një vizitë të tillë ka qenë në 2014.
Sipas Ministrit për Unifikimin të Koresë së Jugut, përgjegjës për raportet me Phenianin, autoritetet koreanoveriore njoftuan për një delegacion prej 39 vetash të klubit të futbollit të vajzave, Naegohyang, që do të përballet me skuadrën koreanojugore të Suëon. Ministri nuk specifikoi datën e ardhjes së skuadrës që do të përbëhet nga 27 futbolliste dhe 12 anëtare të klubit. Skuadra fituese do të përballet në finale me fituesen e sfidës mes Melbourne City dhe Tokyo Verdy Beleza, gjithnjë në Korenë e Jugut në 23 maj skuadra që do të humbasë do të kthehet në shtëpi në 21 maj dhe nuk është parashikuar zhvillimi i një ndeshjeje për vendin e tretë.
Skuadrat e Koresë së Veriut janë mes më të mirave të kontinentit aziatik me shumë trofe ndërkombëtarë të fituar në vitet e fundit, suksese që janë përdorur nga propaganda e shtetit në Phenian. Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht janë ende në gjendje lufte me konfliktin që është mbyllur në vitin 1953 përmes një armëpushimi dhe jo me një traktat paqeje.
Top Channel