Teuta bën gati pankinën për Tetovën, Dobi largohet nga drejtimi i durrsakëve
Edlir Tetova nuk do të jetë më në krye të Egnatias.
Klubi rrogozhinas ka njoftuar këtë të diel ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, përmes një komunikate zyrtare, duke sqaruar se palët kanë vendosur ta mbyllin marrëveshjen përpara përfundimit të sezonit, ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimisht.
Vendimi vjen në një moment të vështirë për ekipin, që po kalon një periudhë negative me katër humbje radhazi.
Kjo ecuri ka zbehur ndjeshëm shanset e Egnatias në garën për titullin kampion në Superiore, edhe pse skuadra ka arritur të sigurojë një vend në fazën “Final Four”.
Njoftimi Zyrtar:
KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm të përjetuar gjatë kohëve të fundit, si edhe në mirëkuptim të plotë mes palëve, është vendosur mbyllja e bashkëpunimit profesional me trajnerin.
Klubi falënderon Tetovën për kontributin, përkushtimin dhe punën e dhënë në drejtimin e skuadrës gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar rezultatet dhe arritjet e përbashkëta. KF Egnatia i uron trajnerit shëndet të plotë, suksese në vazhdim dhe mirëpresim që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen. Faleminderit, Tetova!
Top Channel