Inter zbret sonte në fushë për një sfidë që mund të vendosë fatin e sezonit. Zikaltërit presin Parma në ndeshjen e javës së 35-të të Serie A, me objektivin e qartë: mbylljen e garës për titull.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu ka mundësinë të shpallet matematikisht kampione që në këtë përballje. Një fitore do ta kurorëzonte menjëherë sezonin e zikaltërve, por edhe një barazim mund të mjaftojë, falë diferencës prej 9 pikësh ndaj ndjekësve të Napoli.

Me vetëm tri javë të mbetura deri në fund, Interi ka gjithçka në dorë për të festuar titullin para tifozëve të vet, në një mbrëmje që premton emocione dhe festë në “San Siro”.

Rezultati Live:

Inter 1-0 Parma

Thuram 45+1′

Ngjarjet Kryesore:

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Goool Inter 1-0/ Topi përfundon në rrjetë! Marcus Thuram tregohet i saktë në finalizim. Piotr Zielinski jep një asist të shkëlqyer në thellësi, duke nxjerrë Thuram përballë portierit, dhe sulmuesi nuk gabon, duke dërguar topin nga afër në anën e majtë të portës. (Video)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

30’ Dumfries lëshon një goditje shumë të fuqishme nga jashtë zone, pasi kontrollon topin dhe sheh portën. Tentativa ishte mjaft e rrezikshme, por për fatin e mbrojtjes topi devijohet nga një lojtar kundërshtar dhe largohet nga zona.

25’ Nicolo Barella kontrollon një top brenda zonës dhe godet menjëherë drejt portës, por tentativa e tij përplaset në traversë. Shumë pranë një supergoli, por pa fat.

10’ Një krosim i saktë në zonë gjen Denzel Dumfries, i cili kërcen më lart se mbrojtësit dhe godet me kokë, por topi kalon shumë pranë shtyllës së djathtë.

8’ Rast i artë për Parmën! Enrico Delprato pozicionohet mirë brenda zonës dhe godet me kokë pas një krosimi, por topi përfundon pak mbi traversë.

1′ Nis sfida në “San Siro”!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel