“Lufta” për Superioren dhe Kategorinë e Parë, si ndahen çiftet e play off dhe play out
Sezoni i rregullt 2025-2026 në Kategorinë e Parë është mbyllur mes emocionesh të forta dhe rezultateve vendimtare në javën e 33-të.
Pas një maratone të gjatë, verdiktet finale kanë marrë formë në 90 minutat e fundit, duke përcaktuar fatet e skuadrave si në krye ashtu edhe në fund të renditjes.
Në sfidat e zhvilluara, nuk munguan surprizat dhe përmbysjet. Korabi dhe Iliria ndanë pikët në një barazim 1-1, ndërsa Kukësi triumfoi 2-1 ndaj Besës në një ndeshje të luftuar.
Fitore bindëse regjistroi Kastrioti, që mposhti 4-1 Lushnja, duke dhënë një sinjal të fortë në garën për zonën “play off”, ndërsa me Lushnjen që bie në Kategorinë e Dytë.
Ndërkohë, një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit u zhvillua mes Apolonia dhe Burreli, që përfundoi në barazim dramatik 4-4, me gola dhe emocione deri në sekondat e fundit,ku fierakët githashtu ranë në Kategorinë e Dytë.
Në një tjetër përballje, Luftëtari siguroi një fitore të pastër 3-0 ndaj Pogradeci, duke mbyllur sezonin me një paraqitje solide.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
KORABI 1-1 ILIRIA
80′(p) Mziu – 11′ Santi
KUKËSI 2-1 BESA
26′ Oliveira, 45+2′ Abiudun – 31′ Rrena
LUSHNJA 1-4 KASTRIOTI
12′ Peqini – 5′ Idris, 45′ Farruku, 51′ Xhixho, 81′ Murati
APOLONIA 4-4 BURRELI
74′ Arojo, 86′, 90′ Ndubuisi, 88′ Kudamo – 19′ Alhasan, 52′ Hoti, 54′ Xhabrahimi, 61′ Fetaj
LUFTËTARI 3-0 POGRADECI
25′ De Oliveira, 33′ Budo, 68′ Nyanguila
RENDITJA:

Top Channel