FC Thun kampion i Zvicrës, në debutimin e tyre në elitën e futbollit vendas, titulli i parë në historinë 128-vjeçare si klub

03/05/2026 17:22

Futbolli zviceran ka fituesin e vet të pabesueshëm të sezonit.

FC Thun bënë historinë e futbollit zviceran duke u bërë ekipi i parë që fiton Swiss Super League menjëherë pas promovimit nga kategoria e dytë. Është një arritje që nuk ka precedent në futbollin modern zviceran dhe që i bashkohet legjendave europiane të Nottingham Forest të vitit 1978 dhe Kaiserslautern të vitit 1998.

Thun është një klub nga një qytet me vetëm 45,000 banorë, i cili u kthye në elitë pasi fitoi Swiss Challenge League sezonin e kaluar. Për t’u përgatitur, klubi shpenzoi rreth 2 milionë euro në transferime, një shifër marramendëse krahasuar me 18 milionët e Basel apo 13 milionët e Young Boys. Por paratë nuk e shkruajnë gjithmonë historinë në futboll.

Trajneri Mauro Lustrinelli, i cili ishte lojtar i Thun në sezonin historik të Champions League 2005-06, i ka çuar tani ata sërish në Europë, 20 vjet pas atij aventure të paharrueshme ku u ndeshën me Arsenal, Ajax dhe Sparta Prague.

Titullin e siguruan pas humbjes së St. Gallen, duke mbyllur me 11 pikë diferencë, ndërkohë që tifozët e mahnitur festuan gjatë gjithë natës në sheshin qendror të qytetit. Mes tyre edhe Binia Derche, 56 vjeçe, tifoze prej 32 vitesh me mbi njëqind fanella të Thunit në koleksion, njeriu që nuk mundi t’i mbante lot kur ekipi mundi Young Boys 2-1 në mars. Disa histori futbolli shkruhen për tifozë si ajo.

Top Channel