Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare: “Për të qenë i denjë për Milanin duhet të fitosh, Leao nuk e kupton potencialin e tij.”
Ish-deputeti Ervin Salianji nuk do të jetë pjesë e garës së 23 majit për kryetarin e Partisë Demokratike, pasi forumet e kësaj force politike nuk e kanë pranuar dokumentacionin e paraqitur prej tij për të kandiduar.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Salianji shkruan se vendimi i strukturave të PD-së për t’i ndaluar atij kandidimin është provë se kjo forcë politike po trajtohet si pronë personale.
Reagimi i Salianjit
Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private.
Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike.
Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë.
Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara.
Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë.
Nuk kam kërkuar emërim.
Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund te rikthehet fituese!
Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht eshte uzurpim i funksioneve!
Kjo është një betejë për parim, jo për post.
Dhe kjo betejë nuk mbaron sot.
Sepse Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng.
Top Channel