Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, urimi i Presidentit Begaj për 1 Majin: Faleminderit çdo njeriu punëtor, e bëni çdo ditë Shqipërinë më të begatë

01/05/2026 08:25

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj i ka shprehur falënderimet e tij të gjithë punëtorëve që sipas tij e bëjnë çdo ditë të begatë Shqipërinë.

“Faleminderit çdo njeriu punëtor që, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, e bën çdo ditë më të begatë Shqipërinë”, shkruan Presidenti Begaj.

Top Channel