Zjarr në oborrin e një shkolle në Kodër Kamëz, digjen mbetjet e materialeve të ndërtimit të palestrës

30/04/2026 15:14
Foto Ilustruese

Në rrugën “Gramozi”, Kodër Kamëz, ka rënë zjarr në oborrin e një shkolle.

Si pasojë e të cilit janë djegur disa mbetje materialesh ndërtimi, duke qenë se po punohet për rikonstruktimin e ambienteve sportive të kësaj shkolle.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel