Europa-Conference League/ Nottingham fiton derbin anglez, Braga mund Frieburg, Rayo e Balliut mund Strasburg-un
Analisti Arjan Curri ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizjet e Spiropalit brenda Partisë Socialiste dhe daljet e saj me deklarata publike pas debatit me Ramën në mbledhjen e Grupit të PS.
I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, Curri bëri edhe një krahasim mes deputetit Erion Braçe dhe Elisa Spiropalit, ku u shpreh se ai ka interes parimor, kurse ish-ministrja e Punëve të Jashtme e ka interesin personal.
“Erion Braçe nuk ka interes personal pas, ai e ka parimor, kurse Spiropali e ka personal. Ka shumë rëndësi në politikë kush e thotë dhe kur e thotë. Të flasësh ti pas 13 vitesh për partinë-shtet kur e ke bërë Ramën Skënderbeu, është sikur t’i nxjerrësh inatin. Ke pas edhe një konkurrente që është Balluku. Këto dy zonja kanë pasur një luftë të madhe politike brenda PS, luftë që e ka fryrë Skënderbeu Rama. Ky inat dhe padurim i saj e ka çuar në këtë fazë ku është sot.
Spiropali e ka të sigurt që kjo luftë do ta çojë diku. Dikush i ka thënë që Balluku ka mbaruar dhe është nxituar. Unë e shikoj Spiropalin si të përkëdhelurën e Ramës. Në mendjen e saj është akoma fantazia që do jenë drejtuese të ardhshme të PS, ose Kryeministre. Rama ka nuhatur. Ka dhe një grup deputetësh që i kanë shkelur syrin dhe i kanë thënë Spiropalit jemi pas teje. A mund të përdoret Spiropali si karrem nga Rama për të zbuluar disidencën e fshehtë brenda partisë së tij? Le të themi se ka një disidencë të heshtur. Ajo që dimë është që Spiropali mund të jetë përkëdhelur, dhe ka pirë kafe me ndërkombëtarët”, u shpreh Curri.
Top Channel