Europa-Conference League/ Nottingham fiton derbin anglez, Braga mund Frieburg, Rayo e Balliut mund Strasburg-un
Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” përplasjet e brendshme të Partisë Socialiste, të cilat u reflektuan në disa statuse të ish-ministres dhe ish-kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Në analizën e tij, Vangjeli e krahasoi PS me një gotë kristali, që sipas tij, nëse goditet, thyhet. Në politikë, tha Vangjeli, mbijetojnë ata që dalin edhe kundër bindjeve të tyre personale.
“Ka disa fjalë kyçe në tekstet e zonjës Spiropali që përsëriten. E parë nga jashtë, si një gotë kristali, PS duket pa të sharë. 4 herë rresht fituese, ka fituar gati 10 a 11 gara elektorale që nga koha kur mori pushtetin. Duket si repart unik dhe, mbi të gjitha, nuk ka asgjë që mund ta largojë nga pushteti. Por gota e kristalit, nëse goditet, thyhet dhe thërrmohet. Mënyra e mençur është si ta mbrosh një gjë të tillë. Këtu hyn te debati i ideve: nëse flitet për shuarje kufijsh mes shtetit dhe partisë, është një problem thelbësor që mund të jetë i dobishëm për një ditë, për një palë zgjedhje, por është i dëmshëm për shoqërinë dhe për vetë partinë, sepse shkel rregullat e lojës. Dëmton shoqërinë dhe partinë politike. Nuk ka rëndësi fati i individit në këtë rast. Nuk ka qenie më të pafajshme se një qingj lozonjar që ha bar në lëndinë… Po të them, të urtët dhe të tillë kërkohen sot, qoftë në PS, qoftë në PD, ata që binden pa kushte, edhe kundër bindjeve të tyre, e konsiderojnë si Biblën. Secili prej tyre shkon dhe ia ledhaton qafën thika e kasapit”, – tha Vangjeli.
“Nëse shihni në 13 vjet një kujdes të shtuar të Ramës ndaj kësaj zonje, ai i ka dhënë postet se vetëm ai mund t’ia jepte, ka dashur ta ruajë, ta mbajë të pastër”-shtoi Vangjeli.
Top Channel