Hetimet në futbollin italian; zbulohen konfirmime për ‘sistemin Rocchi’, përcaktime të pilotuara dhe rastet Bologna-Inter e Inter-Milan

30/04/2026 10:34

Hetimet mbi arbitrat vazhdojnë dhe to mund të zgjasin deri në muajin nëntor duke shtyrë në të njëjtën kohë edhe penalizimet e mundshme për kampionatin 2026/27. Në radhë të parë, dëshmitë e arbitrave të ndryshëm i kanë bërë hetuesit të kuptojnë se ‘sistemi Rocchi’ nuk është diçka e panjohur në brendësi të AIA; caktime arbitrash ‘të pilotuara’ ose ‘manipuluara’ për të favorizuar e nxitur në karrierë e si pasojë edhe nivel ekonomik, arbitra miq ose jo.

Me ndeshjet e mëdha kishte një lloj çmimi për ata që ishin në një linjë me Rocchin. ‘Pas një përplasjeje të hapur me të, nuk e pashë më Serie A’-mësohet të ketë thënë një prej arbitrave dhe që u zbulua nga ‘La Repubblica’

Çfarë është sistemi Rocchi? Trokitjet e famshme në sallën VAR ishin të rezervuara për arbitrat më pranë Rocchit, kështu që vlerësimet  e një ndeshjeje ishin më të larta për të ngjitur shkallët e klasifikimit, kjo është hipoteza e prokurorëve pas marrjes në pyetje të hetuesve.  Por jo vetëm kaq; disa salla VAR të Lissones ishin të destinuara posaçërisht për ata që ishin pranë ish dizenjatorit në mënyrë që ata të arriheshin më lehtë.

Rastet Bologna-Inter dhe Inter-Milan. Dhe duke folur për përcaktimet ‘La Gazzetta Dello Sport’ shton se pas seancave të marrjes në pyetje të arbitrave konfirmuan 2 akuza ndaj Rocchit; caktimet e arbitrave për ndeshjes Bologna-Inter dhe Inter-Milan. Nga këto dëshmi vjen konfirmimi i përcaktimeve të pilotuara me Colombon që ishte i pëlqyer nga zikaltrit, kurse Doveri jo. Një faktor kyç për prokurorin Ascione që do të duhet ta vërtetojë se Colombo dhe Doveri janë përzgjedhur si të pëlqyerit dhe të papëlqyerit të Interit dhe jo me logjikën e meritokracisë

Me kë foli Rocchi në San Siro? Në atë takim të 2 prillit 2025 në San Siro, Rocchi ka folur me 1 apo më shumë persona të botës arbitrare, por ende nuk janë identifikuar edhe pse janë në shënjestrën e Prokurorisë. Mbetet për t’u kuptuar nëse ky takim u zbulua nga marrjet në pyetje apo ka pasur përgjime, nëse është ky rast i dytë, rezulton se është zbuluar në mënyrë krejt rastësore gjatë hetimeve për çështje të tjera, si për shembull gjatë hetimeve për krerët e tifozëve ultras të Interit e Milanit.

Top Channel