Tre tregues përbëjnë një provë; pas atyre që ndodhën në 2023 dhe 2024, edhe kjo verë për Romelu Lukaku do të jetë e rrethuar nga zërat për të ardhmen e tij dhe tani për belgun flitet se mund ta ketë të ardhmen te Milani.

Pas krisjes së raporteve me Napolin dhe trajnerin Antonio Conte është praktikisht e sigurt se sulmuesi belg do të largohet nga skuadra ende kampione e Italisë.

A mund të shkojë Lukaku te Milani? Zërat  orëve të fundit flasin për një hipotezë të bujshme; sulmuesi i është ofruar Milanit sepse dëshiron që të qëndrojë në Serie A dhe padyshim që Milanon e njeh shumë mirë  duke qënë se ka luajtur 3 sezone me Interin. Por për momentin duket se Milani nuk ka të njëjtën dëshirë pasi klubi kuqezi mendon për të tjerë lojtarë nga Sorloth te Vlahovic e Leëandoëski

Lukaku-Milan, sa kushton? Por nëse Milani nuk do t’ia dalë të marrë asnjë prej këtyre lojtarëve, emrii Lukakut duhet të llogaritet sepse është një profil ekspert dhe me kualitete ashtu siç i kërkon Allegri. Dhe De Laurentiis mund të kërkojë një shifër nën 20 milionë euro duke e bërë investimin interesant edhe nëse në Milanello do të vijnë 2 qendërsulmues.

Kur ka qenë Lukaku pranë kalimit te Milan? Për një kalim të mundshëm të Romelu Lukakut te Milani është folur edhe në 2023 kur sulmuesi duke parë që dështoi kthimi të Interi iu afrua Milanit përpara se të përfundonte te Roma. Më pas në 2024 u shfaq një opsion për drejtuesit kuqezi, por ardhja e Contes në pankinën e Napolit i dha avantazhin këtij të fundit. Tani,  e treta, e vërteta?

Top Channel