Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma fillimisht për shtresat në nevojë

30/04/2026 11:44

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët foli për rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e administrimit fiskal gjatë tremujorit të parë të vitit.

Ministri u pyet nga gazetarja e Top Channel, Marinela Lina se si do të veprohet me bizneset që kërkojnë lehtësira për karburanteve, ku u përgjigje se ndihma fillimisht do të jetë për shtresat në nevojë.

Pyetje nga gazetarja Marinela Lina: 12 shoqata të bizneseve një javë më parë ngritën shqetësimin e rritjes së kostove për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, duke kërkuar rishikim taksash ose subvencionim, përndryshe do të rrisin çmimet. I keni marrë parasysh?

Ministri Petrit Malaj: Në dijeninë time ka një diskutim mes grupeve të interesit, shoqatës së transportuesve, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, ku kërkohen masa lehtësuese. Këto janë masa lehtësuese të cilat ne do t’i vlerësojmë rast pas rasti. Por, siç thashë, rekomandimet nga FMN dhe BB vijnë në formë të tillë që ndihmat që ofron qeveria duhet të jenë fillimisht te grupet vulnerabël dhe shtresat në nevojë, përpara se të ndihmojmë sektorë specifikë brenda ekonomisë shqiptare.

Top Channel