Video/ Dy penallti në “Metropolitano”, nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Atletico-Arsenal
Mikel Arteta është shfaqur tejet i revoltuar pas rastit të penalltisë, e cila fillimisht u akordua dhe më pas u anulua nga sistemi VAR në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Atletico Madridit.
“E pranoj vendimin fillestar për të na dhënë penallti, por nuk mund ta pranojmë mënyrën se si ajo u anulua përmes VAR-it. Arbitri vendosi ta tërhiqte vendimin dhe kjo është e paimagjinueshme. Ai e rishikoi pamjen tre herë dhe sërish vendosi ta anulonte. Këtu bëhet fjalë për çështje qëndrueshmërie në gjykim, veçanërisht duke pasur parasysh atë që ndodhi në ndeshjen PSG–Bayern. Ishte një gol potencialisht vendimtar për kualifikimin në finale; është vërtet e paimagjinueshme,” deklaroi tekniku i Arsenalit.
Top Channel