Vendimi historik i FIFA/ Kombëtarja afgane e vajzave, ‘Afghan Women’ do të marrë pjesë në kompeticionet zyrtare

29/04/2026 19:03

Federata Ndërkombëtare e Futbollit bën një njoftim historik; në kompeticionet ndërkombëtare, do të ketë një kombëtare të Afganistanit në futbollin e vajzave. Qeveria e futbollit botëror miratoi (ri)krijimin e një skuadre kombëtare që mund të përfshijë edhe skuadrën e vajzave refugjate të mbështetur nga FIFA, ‘Afghan Women’.

Vendimi u mor në Këshillin e FIFA në Vancouver të Kanadasë në prag të Kongresit të 76 të këtij organizmi që do të mbahet këtë të enjte, falë edhe një marrëveshjeje me AFC, Federatën Aziatike të Futbollit. Në këtë mënyrë përmes një risie juridike, driblohet vendimi i regjimit të talebanëve që ndalon sportin e vajzave.

Pra, iu hap rruga formimit të një skuadre që mund të përfshijë si futbollistet e mbetura në Afganistan ashtu edhe ato që janë jashtë vendit. Kombëtarja zyrtare e lindur në 2007 u shkri në 2021 pas ndryshimit të regjimit që detyroi shumicën e futbollisteve të kërkonin azil.

Dy nga këto futbolliste jetojnë në Itali prej disa vitesh; kapitenia Fatima Haidari dhe Susan Khojasta. Ato u transferuan në Firenze pas ardhjes në pushtet të talebanëve falë organizatës joqeveritare Cospe që ishte aktive në Herat ku stërvitej skuadra Bastan FC, skudër simbol i emancipimit femëror e cila që në atë kohe kishte marrë kërcënime. Në Torino ato janë përfshirë në jetën e përditshme, kanë gjetur edhe punë, por pa e braktisur fushën e lojës. Dhe tani pas shumë vitesh, ‘Afghan Women’ më në fund do të mund të marrin pjesë në kompeticione zyrtare

Top Channel