U rrëzua nga karrigia në banesë, 5-vjeçarja nga Pogradeci dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës

29/04/2026 14:41

Një 5-vjeçare nga Pogradeci është dërguar për mjekim në spitalin e Pogradecit, pasi sipas familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige në banesë.

Fillimisht ajo u transportua në spitalin e Pogradecit, por duke vlerësuar lëndimet, vogëlushja është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec. Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel