Flamuri italian në Seattle të SHBA-së, gjatë një eventi për Botërorin, gabim protokolli apo mesazh i fshehtë?
Kapiteni është dhe synon të luajë në ndeshjen me Parmën që mund t’i japë titullin e 21 të Interit. Lautaro Martinez është kthyer plotësisht në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës me Interin që ka sërish liderin e tij, i cili që nga muaji shkurt e deri më sot ka luajtur vetëm 56 minuta kundër Romës.
Dy gola me peshë në sfidën delikate me verdhekuqtë dhe më pas u dëmtua sërish. Tani argjentinasi është mirë dhe është kandidat për vendin si titullar në sfidën e mbrëmjes të së dielës kur Interi mund të shpallet matematikisht kampion i Italisë për herë të 21 në historinë e tij
Ishte vetë sulmuesi që konfirmoi praninë e tij në ndeshjen me Parmën në një bashkëbisedim me tifozët zikaltër në DAZN. ‘Të dielën kthehem, u shërova-ishte përgjigjja e Lautaro Martinez kur u pyet sesi ndihej, një konfirmim që pritej dhe që erdhi pas një serie me pyetje përgjigje me futbollistin që shoi kureshtjen e tifozëve të Interit për shumë tema të ndryshme.
Top Channel