Kishte shkuar të takonte një familjar të dënuar në burgun e Fushë-Krujës/ Shtetasja tenton të fusë kanabis në qeli, ndalohet nga autoritetet

29/04/2026 19:51

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka goditur një tentativë për të futur sende të ndaluara në burgun e Fushë Krujës.

Një shtetase ka tentuar të fus në qeli një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë, por është zbuluar nga autoritetet dhe është ndaluar.

Njoftimi:

Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë

Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.

Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).

Menjëherë pas konstatimit:

  • u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
  • u hartua dokumentacioni përkatës;
  • u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.

Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.

Top Channel