Foto/ Dalin dokumentet e sulmit më të madh në historinë e futbollit, ja çfarë është publikuar
Vënia e Federatës Italiane të Futbollit nën administrimin e Komitetit Olimpik Italian mbetet një hipotezë e largët, të paktën për momentin.
Kjo është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i institucionit më të lartë sportiv në vendin e Apenineve, Luciano Buonfiglio.
‘Nuk e lë veten të ndikohem nga e majta apo e djathta. Unë jam zgjedhur që të bëj që rregullat të respektohen, por i pari që duhet t’i respektojë ato jam unë-tha Buonfiglio-kur kanë qenë kushtet për marrjen në administrim të një institucioni e kam bërë, sot jo, nuk janë kushtet’
Diskutimi i kreut të Komitetit Olimpik Italian shkon edhe më tej.
‘Jam krenar që jam president i CONI dhe jam krenar që përfaqësoj të gjithë organizmat sportivë-shtoi Buonfiglio-në të njëjtën kohë ashtu sic i përfaqësoj dhe i mbështes, ashtu duhet edhe t’i monitoroj, por kjo nuk do të thotë se duhet të jem një sherif’.
Në ditët e kaluara u ngrit hipoteza e mundësisë që vënies së qeverisë së futbollit italian nën administrim për keqfunksionim të drejtësisë sportive, por Buonfiglio për momentin e ka mbyllur këtë mundësi.
Top Channel