Mbyllet sezoni për Luka Modric, operohet në fytyrë, mesazhi i Milanit: Shërim të shpejtë për Botërorin
Atalanta dorëzohet në ndeshjen e saj të javës së 34 në kampionatin italiane. Skuadra bergamaske u mposht në Sardegna ndaj skuadrës së Cagliarit me rezultatin 3-2 dhe ia komplikon gjërat vetes në këtë fund sezoni përsa i përket zonës evropiane.
Pjesa e parë nisi vrullshëm dhe në mënyrë perfekte për Cagliarin që në harkun e 8 minutave mori avantazhin e dyfishtë dhe protagonist u be Paul Mendy. Talenti senegalez me një gjuajtje me kokë çoi në feste stadiumin Unipol Domus duke i dhënë avantazhin skuadrës sarde pa u mbyllur mirë minuta e parë, ndërkohë që në minutën e 8 ai shënoi edhe golin e dytë për Cagliarin që mori kështi avantazhin 2-0.
Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit të pjesës së parë në skenë u ngjit Scamacca për Atalantën që shënoi një dygolësh në minutat 40 dhe 45 duke barazuar gjithçka në 2-2. Por me t’u kthyer në fushë pas pushimit të ndeshjes, Cagliari ndëshkoi sërish skuadrën bergamaske teksa shënoi golin e avantazhit 3-2 me Borellin i aktivizuar si zëvendësues në fillimin e fraksionit të dytë me autorin e golit që para minutës së 80 u detyrua të lërë sërish fushën e lojës. Atalanta tentoi të barazojë me Pasalic me një gjuajtje me roveshatë, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi jashtë. Në fund rezultati mbeti 3-2 për Cagliarin që shkon në 36 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 54 pikë dhe sheh t’i largohet akoma më shumë zona evropiane.
Top Channel