Pas daljes në gjyq, Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin, unë ende s’kam vendimin e zbardhur Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho e bëri të qartë përpara këshillit se nuk ka ndërmend të merret me fjalët e politikanëve, por me veprat e tyre.
Duke mos qenë dakord me shenjën e barazimit që anëtarja e KLP vendosi kur e krahasoi çdo presion të njëjtë me nismat ligjore ndaj SPAK, Klodian Braho i shpërfilli dëshirat që mund të ketë politika.
Klodian Braho ishte i drejtpërdrejtë kur renditi si prioritet të SPAK hetimin e korrupsionit.
“Korrupsioni është shqetësues”, u shpreh Braho.
Kryeprokurori Braho ju qëndroi provave që vërtetojnë se nga 434 persona nën hetim për vitin e kaluar ndaj 125 shtetasve u vendos masë arresti në burg prej të cilëve 15 janë për akuzën e korrupsionit
“71 .1 përqind pra ka më shumë masa sigurie të paekzekutuara, pse ka ndodhur kjo gjë? Përqindja e mos ekzekutimeve pse ka ndodhur”, u shpreh anëtari i KLP, Erind Mërkluri.
“Së pari vepra penale që janë persona nën hetim në 2025 arrest në burg janë ende nën hetim dhe 2025, e dyta. Siç dihet SPAK nuk ka struktura të specializuara për ekzekutimin e masave të sigurimit këtë e bën policia e shtetit”, u shpreh Braho.
Mes ndryshimeve ligjore për administrimin e kuletave me kriptovalutë që deri tani vlejnë 12 milionë euro të sekuestruara Braho solli në vëmendje mandatin 9-vjeçar të prokurorëve të SPAK që duhet rishikuar në ligj.
“Unë nuk shoh ndonjë gjë që është gabim për të ulur ngarkesa e punës, për të ulur ngarkesën siç kemi përmendur fasha prej 50 mijë lekësh dhe është një proces që kërkon kohën e vet, duhet të jetë diçka më e lartë dhe kjo e rrit ngarkesën e njëjta gjë edhe për veprat penale të prokurimet publike. Këto janë dy momentet që I kemi diskutuar”, u shpreh Braho.
Për të luftuar korrupsioni SPAK ka në plan të rekrutojë oficerë të tjerë dhe të trajnojë oficerët e BKH për pastrimin e parave.
Top Channel