Federata Italiane nën administrim? UEFA paralajmëron; rrezikohet Euro 2032 dhe klubet jashtë kompeticioneve evropiane
Në 30 prill, ish dezinjatori i arbitrave, Gianluca Rocchi do të shfaqet në prokurorinë e Milanos për t’u marrë në pyetje për 3 akuza; çështjen Udinese-Parma dhe për caktimin e arbitrave të pëlqyer nga Interi në të paktën 2 raste.
Çfarë do t’i thotë Rocchi prokurorit? Për momentin nuk është e qartë nëse Rocchi do t’iu përgjigjet pyetjeve, nëse do të japë një deklaratë spontane apo do të përdorë të drejtën për të mos u përgjigjur. Mësohet se si ai ashtu dhe Gervasoni mund të zgjedhin të qëndrojnë në heshtje dhe motivin e shpjegon mes rreshtave avokati i Rocchi.
‘Për momentin po vlerësojmë hapat që duhen ndërmarrë për mbrojtjen. Aktakuza iu referohen personave të tjerë, por nuk tregohen. Do të ishte një krim me shumë persona, duhet të jenë të përfshirë më shumë persona e megjithatë njoftimi nga prokuroria për hetim është vetëm për Rocchin. Po pëson një padrejtësi-ishin fjalët e avokatit të Rocchit.
Kur nisi hetimi? Më pas është kapitulli i kohës së hetimit që duket se i ka rrënjët në një hark kohor më të gjerë nga sa u hipotezua në fillim duke rezultuar aktiv prej më shumë se 1 viti, pra përpara dorëzimit të dosjes nga ish asistenti arbitrar Domenico Rocca. Sipas ‘Corriere Della Sera’, konfirmimi del nga procedurat teknike të kryera nga prokurori Maurizio Ascione; kërkesa për shtyrjen e afatit të hetimeve paraprake, nevoja ligjore vetëm për procedime që janë në zhvillim e sipër prej 12 muajsh shënon regjistrimin e rastit të paktën 13 muaj më parë duke përfshirë edhe periudhën e pezullimit për shkak të lejeve vjetore. Ky detaj kronologjik është thelbësor sepse tregon që hetuesit e kishin nisur punën që përpara gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Interit e Milanit në 2 prill të 2025, një ndeshje që është vënë nën lupë për çështjen e caktimit të arbitrit Doveri. Harku më i madh kohor i hetimit për më tepër sugjeron se Prokuroria ka kërkuar përgjimet telefonike që në pranverën e 2025, një instrument investigativ ky për një krim të mashtrimit sportiv për të cilin parashikohet një dënim deri në 6 vjet burg duke e bërë kështu hetimin të pavarur nga zbulimet e fundit brenda botës arbitrare.
Por te prokuroria e FIGC të hetuarit duhet të përgjigjen. ‘Nga këndvështrimi sportiv, prokurori federal Chine ka kërkuar që të shtunën dosjen nga Prokuroria e Milanos dhe me qetësinë maksimale do të ndërtojë këtë procedim që bazohet në fakte disi të rënda sipas organit të akuzës-tha avokati Mattia Grassani, ekspert i të drejtës sportive për Radio Anch’io Sport-prokuroria sportive që ka afate më të shpejta, do të vlerësojë përmes akteve autonome të hetimit, pra duke dëgjuar vetë të hetuarit. Në aspektin sportiv, Rocchi dhe Gervasoni nuk mund të zgjedhin të heshtin, por janë të detyruar t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të prokurorit Chine’. Faktet përfaqësojnë elementë të një dobësie të madhe dhe kritike në sistemin arbitrar, sic e tregon edhe skualifikimi prej 13 muajsh i presidentit të AIA, Zappi dhe situatat e tjera të polemikave të mëdha dhe pasiguritë mbi përdorimin e sistemit VAR’
Top Channel