Të dielën e 26 prillit në Londër, keniani Sebastian Sawe bëri historinë duke u bërë atleti i parë që e ul barrierën e kohës së maratonës nën 2 orë duke e përshkuar atë në 1 orë 59 minuta e 30 sekonda.

Por në këtë event të madh ishte edhe një Sebastian tjetër që realizoi një sipërmarrje tjetër të rëndësishme dhe bëhet fjalë për Sebastian Vettel. Ish piloti i Ferrarit, bëri debutimin në Maratonën e Londrës duke e përshkuar atë me 1 orë më shumë se rekordmeni i kësaj gare.

Katër herë kampioni i botës  që mori pjesë në këtë eveniment për bamirësi, e mbylli Maratonën e Londës në vendin e 3094 në rreth 60 mijë pjesëmarrës. Në një intervistë për BBC Sport, pak pas përfundimit  të garës vettel tregoi për përshtypjet dhe emocionet e tij

‘Të vraposh në maratonë gjithnjë ka qenë një ëndërr e imja-tha Vettel-edhe pas largimit nga Formula 1 e mbajta veten në formë me vrap dhe biçikletë. Mendova se kishte ardhur momenti i duhur. M’u duk shumë e gjatë, ishte maratona ime e parë, nuk e dija mirë çfarë të prisja. Ishte e pabesueshme të shihja kaq shumë njerëz gjatë garimit dhe se të gjithë ishin entuziastë. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Nuk je kurrë vetëm në një garë të tillë. Jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë  dhe nuk mund të bëj gjë tjetët veçse t’ua këshilloj të gjithëve që të regjistroheni në një maratonë dhe ta provoni’.

Top Channel