Fabio Capello dhe hetimet për arbitrat: Një tjetër veprimtari e paligjshme pas Calciopoli, do të ishte e rëndë

27/04/2026 12:21

Tërmeti që ka rënë mbi botën arbitrare në ditët e fundit është komentuar edhe nga Fabio Capello në një intervistë të dhënë për ‘Corriere Della Sera’. Ish trajneri i Milanit, Romës dhe Juventus preferoi të shfaqej i kujdesshëm në lidhje me të gjithë këtë histori.

‘Do të doja të isha i kujdesshëm sepse ish dezinjatori është vetëm nën hetim-tha Capello-duhet të presim përpara se të arrijmë në konkluzione të nxituara, shpresa ime është që kjo akuzë për pjesëmarrje në mashtrim sportiv të mos jetë e vërtetë. Një veprim tjetër i paligjshëm pas Calciopoli 2006, do të ishte diçka e rëndë’

Për Capellon futbolli italian është tashmë në një krizë në aspektin sportiv dhe nëse vërtetohen këto akuza të fundit do të ishte diçka shumë e shëmtuar

‘Kemi kryer gabime shumë të rënda në aspektin sportivo-agonistik sa nuk u kualifikuam për në Botëror për të tretën herë radhazi-shtoi Capello-imagjinoni këto sjellje pak të pastra nga kategoria e arbitrave, do të ishte diçka shumë e shëmtuar. Por unë jam kundër daljes në vendime të parakohshme. Në radhë të parë, procesi nuk ka nisur. Nuk kemi arritur as në dërgimin e personave për gjykim dhe duket se duhet të shembet sistemi i futbollit’

Fabio Capello shtoi më pas se dyshon se një komisioner është zgjidhja e të gjitha problemeve. ‘Një komisioner, do të ishte një humbje kohe dhe vendimet thelbësore do të shtyheshin-shtoi Capello-unë do të vazhdoja me zgjedhjet federale sipas programit dhe në mënyrë paralele do të punoja për ringjalljen e futbollit-Federata ka qenë dy herë nën administrim me Guido Rossi për periudhën post Calciopoli dhe në 2018 me Roberto Fabbricini. Nuk mbaj mend masa epokale, rezultatet i pamë…’

 

Top Channel