Rocchi dhe akuza për pjesëmarrje në mashtrim, kush janë përsonat e tjerë të përfshirë? Misteri Doveri dhe pesha e rezultateve
Që nga momenti që ka shpërthyer çështja Rocchi, në futbollin italian po mbretëron pasiguria. Nëse në fillm kriza ishte sidomos në planin sportiv me problemet e Kombëtares pa Botëror për të tretin edicion radhazi, tani topi kalon te organet politike.
E ardhmja e FIGC, teorikisht në pritje për zgjedhjet e reja për postin e presidentit në 22 qershor, gërshetohet plotësisht me atë çfarë ndodhi ne brendësi të sektorit arbitrar dhe me konsideratat e Ministrit të Sporteve, Andrea Abodi që tani kërkon përgjigje përmes Komitetit Olimpik Italian
Pyetja që po bëjnë shumë persona në këto orë është; a është i mundur administrimi i FIGC për polemikat e shpërthyera sidomos për Rocchi e Gervasoni?
Administrimi i FIGC, çfarë thotë statuti i CONI.
‘La Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me këtë temë citon nenin 7 pika 5 të statutit. ‘Organi Ekzekutiv i propozon Këshillit Kombëtar, administrimin e Federatave Sportive Kombëtare apo Shoqatava të Disiplinave sportive, në rast të parregullsive serioze të konstatuara në menaxhim ose shkeljeve serioze të rendit sportiv nga organet drejtuese ose në rast të pamundësisë së konstatuar të funksionimit të të njëjtës ose në rast se federatat kombëtare sportive nuk kanë miratuar detyrimet rregullatore ose emërimin ad acta të komisionerëve të departamenteve të brendshme kompetente, me qëllim garantimin e fillimit ose zhvillimit të rregullt të garave sportive kombëtare’.
Ku hyn çështja Rocchi? Ndoshta mund të hyje te ‘thyerje e rëndë e rendit sportiv nga ana e organeve drejtuese’, por deri në këtë moment nuk është vërtetuar kjo gjë e për më tepër, Rocchi nuk është pjesë e organeve drejtuese të Federatës. Ministri Abodi, më pas kërkoi qartësi për procedimin gjyqësor që solli në arkivimin e denoncimit të ish asistentit arbitrar Domenico Rocca nga ana e drejtësisë sportive
Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’ keqfunksionimi i drejtësisë sportive mund të jetë një motiv për të ndërhyrë në emërimin e një komisioneri në federatë. Për momentin flitet vetëm për mundësi, por në javët e ardhshme mund të kemi zhvillime konkrete.
Çfarë ndodh nëse FIGC vihet nën administrim, a do të përjashtohen klubet italiane nga kompeticonet UEFA? Në këtë rast, pasojat mund të prekin të gjithë lëvizjen futbollistike italiane. UEFA mund të vendosë të përjashtojë klubet italiane nga kompeticionet e saj, ashtu sikurse edhe kombëtarja italiane mund të përjashtohet nga Euro 2028 e po kështu UEFA mund të rishohë vendimin për caktimin e Italisë për organizimin e Euro 2032. Sigurisht që bëhet fjalë për hipoteza, por në këtë moment delikat do të ishte gabim që të përjashtohet kjo mundësi
Çështja Rocchi, çfarë kishte thënë Abodi? Pasditen e së shtunës, pak orë pas daljes së lajmit për hetimin e Gianluca Rocchi, Ministri Abodi ndërhyri me anë të një mesazhi në rrjetet sociale. ‘Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur sistemin sportiv dhe për të respektuar tifozër, të apasionuarut dhe të dashuruarit pas sportit duke nisur nga futbolli; transparencë, afate kohore dhe trajtim i barabartë kur bëhet fjalë për hipoteza të mosrespektimit të normave sportive, aq më tepër kur kanë implikime të mundshme penale. Dhe duhet bërë gjithnjë e me çdo kënd-shkruante Abodi ndër te tjerat në mesazhin e tij-lexoj si të gjithë ju, implikimet që po dalin nga hetimi i Prokurorisë së Milanos i nisur nga denoncimi i ish anëtarit të AIA. Duke lënë autoritetet juridike të bëjnë punën e tyre dhe pa dashur të ndërhyjmë në punën e Rocchit, aspekti më i rëndë që del është mënyra se si është menaxhuar denoncimi brenda sistemit futbollistik’
Top Channel