‘Nuk do jem kurrë si ai’/ Trajneri i Japonisë nuk e fsheh admirimin për Carlo Ancelottin 27/06 11:12
Atletiko Madridi ka mposhtur Atletik Bilbaon, duke i dhënë fund serisë së rezultateve negative.
“Colchoneros” fituan me rezultatin 3–2 në stadiumin “Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të La Ligës.
Vizitorët kaluan të parët në epërsi me anë të Paredesit në pjesën e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë, Atletiko u përgjigj fillimisht me një gol të Grizmanit dhe më pas me dy gola të tjerë nga Sorloti. Ekipi i Valverdes arriti të shënonte vetëm në kohën shtesë me anë të Guruzetës, por pa mundur të ndryshonte fatin e takimit.
Pas kësaj fitoreje, Atletiko Madrid renditet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në kuotën e 41 pikëve.
Top Channel