Napoli bën detyrën në ndeshjen e javës së 34 të Serie A. Në Maradona Stadium skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mposhti Cremonesen me rezultatin 4-0 në një ndeshje fatin e së cilës e vendosi praktikisht që në pjesën e parë.

Napoli e nisi vrullshëm sfidën teksa që në minutën e tretë gjeti avantazhin me golin e McTominay me një gjuajtje me të djathtën nga distanca pas një asisti të De Bruyne. Napoli kishte dominimin e lojës teksa pati edhe momente të tjera të rrezikshme në 15 minutat e para, më pas Cremonese filloi të dalë nga zona e saj dhe të shohë më shumë në drejtim të asaj napoletane. Në minutën e 28 Gutierrez pati një mundësi me gjuajtje nga distanca por topi përfundoi jashtë. Napoli i shtoi sërish përpjekjet dhe në minutën e 32 tentoi sërish me McTominay gjuajtja e të cilit u prit nga Audero. Skocezi ishte një rrezik konstant për mbrojtjen e Cremoneses teksa tentoi sërish në minutën e 38  por pa sukses. Shpërblimin e merituar për sulmet që po kryente, Napoli e mori pak para fundit të ndeshjes teksa dyfishoi rezultatin falë autogolit të Terracianos që nxori jashtë kohe Auderon, ndërsa në minutat shtesë erdhi edhe goli i tretë për Napolin me Kevin De Bruyne me skuadrën e Contes  që shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 3-0. Në fillimin e pjesës së dytë, Napoli shënoi sërish këtë radhë me Alisson Santos duke e çuar rezultatin 4-0.  Në minutën e 81, Napoli fitoi një 11 metwrsh që u ekzekutua nga McTominay me skocezin që u ndal nga Audero dhe rezultati mbeti 4-0. Me këtë fitore, Napoli shkon në 69 pikë dhe e redukton për momentin në 9 pikë diferencën me Interin, ndërsa Cremonese që lufton për mbijetesë mbetet me 28 pikë.

Top Channel