‘PSG është skuadër e vërtetë, Real Madrid është më i komplikuar’/ Karim Benzema tregon diferencat mes dy gjigandëve të futbollit
Gian Piero Gasperini fitoi betejën e parë, atë me Claudio Ranierin dhe tani do të duhet të fitojë edhe të dytën, që është shumë më e komplikuar, t’i garantojë Romës një vend në Ligën e Kampioneve.
Një detyrë kjo që nuk është e lehtë për t’u realizuar duke qenë se Juventusi që është në vendin e 4-t është 5 pikë para dhe në horizont është transferta e vështirë me Bolognan.
Por së fundmi më shumë është diskutuar raporti me Ranierin tashmë të larguar nga posti i tij i këshilltarit, për të cilin Gasperini foli edhe në konferencën për shtyp.
‘Komunikata evidentoi dy gjëra; besimi ndaj meje i klubit që nuk ka munguar që nga dita e parë dhe që Roma është para gjithçkaje-tha Gasperini-për çfarë më erdhi më shumë keq nga fjalët e Ranierit? Që nuk e kam pasur kurrë ndjesinë e të gjithë asaj që ai tha, të kësaj situate të vështirë, me surprizuan shumë. Unë nuk kam bërë asgjë. Mos më vini në të njëjtin nivel, nuk i kam bërë asgjë, askujt. Në Trigoria duhet të luhet futboll dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Unë vetëm këtë kërkoj, jam jashtë situatave të tjera dhe nuk flas, kaq. Tani kthehuni dhe ju të flisni për futboll; nuk di si ta them. Më futën në valle, nuk dua t’ia di më. Ngjarjet janë në sytë e të gjithëve, nuk e ndjej që t’i komentoj. Nuk bëhem pjesë e makinerisë e baltosjes, kërkoj vetëm të bëj sa më mirë nesër’
Duke u kthyer te fusha e lojës, Gasperini foli për mundësinë e aktivizimit të Dybalës.
‘Paulo ka nisur të stërvitet me ne këtë javë, sapo është kthyer-shtoi Gasperini-e përjashtoj mundësinë e aktivizimit të tij që nga minuta e parë, uroj që ta përdor në zhvillim e sipër të ndeshjes, por jemi drejt rikuperimit dhe duhet thënë që nuk luan prej shumë kohësh. Në këto ndeshje do të vendoset për të ardhmen e tij? Do të orientojnë fundin e kampionatit të Romës, ta kemi atë në dispozicion na jep më shumë vlerë. Me Malen kanë luajtur bashkë vetëm një ndeshje, jemi kurioz t’i shohim të dy së bashku, mbase edhe me ndonjë lojtar tjetër. Pastaj për të ardhmen nuk e ti. Të flasësh sot për të ardhmen është e komplikuar, kemi edhe 5 ndeshje dhe nuk janë pak’.
Në fund, Gasperini nuk e la pa hedhur një ‘shigjetë’ në drejtim të Massarës, Drejtorit Sportiv të Romës.
‘Është njeri shumë i mirë, por në aspektin teknik, ndoshta nuk ia dolëm të kishim ngrohtësi mes nesh. Por gjithnjë në kuptimin profesional, kurrë personal. Gjithnjë i kam referuar kërkesat, ndoshta për të luajtur pak më ndryshe nga sa mund të mendohej. Largimi i tij i mundshëm? Këtë e vendos klubi, jo unë-tha Gian Piero Gasperini
Top Channel