Roma, Gasperini fiton betejën me Ranierin: Klubi më konfirmoi besimin. Nuk bëhem pjesë e makinerisë së baltosjes…
Tani është zyrtare; Claudio Ranieri dhe Roma ndajnë rrugët menjëherë. Klubi verdhekuq doli me një komunikatë për shtyp për të komunikuar largimin e 74 vjeçarit nga posti i tij si këshilltar i familjes Friedkin.
‘Roma bën të ditur se raporti me Claudio Ranierin u mbyll. Klubi dëshiron të falenderojë Claudio Ranierin për kontributin e tij domëthënës te Roma. E drejtoi skuadrën në një moment të vështirë dhe do t’i jemi gjithnjë mirënjohës për përpjekjet e tij-theksohet në komunikatën e klubit verdhekuq-Duke parë drejt së ardhmes, drejtimi ynë është i qartë. Klubi është solid, me një lidership të fortë dhe një vizion të përcaktuar mirë. Roma do të jetë gjithnjë e para. Kemi besim të plotë te rrugëtimi që na pret nën drejtimin e teknikut Gian Piero Gasperini me objektivin e përbashkët për t’u rritur, përmirësuar dhe arritjen e rezultateve në lartësinë e historisë sonë’
Me fjalë të tjera, pushteti kalon në duart e Gasperinit që është në pritje për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Drejtorit Sportiv, Massara. Ajo që është e sigurt është se ish trajneri i Atalantës e fitoi betejën e tij.
Ministri italian i Sporteve, Andrea Abodi ka reaguar pas kësaj ndarjeje mes Ranierit dhe klubit të Romës
‘Ranieri? Klubi vendos çfarë dëshiron. Është e qartë se diçka nuk ka funksionuar. Claudio Ranieri është një pasuri e futbollit italian-tha Abodi
Top Channel