‘PSG është skuadër e vërtetë, Real Madrid është më i komplikuar’/ Karim Benzema tregon diferencat mes dy gjigandëve të futbollit

24/04/2026 13:40

Karim Benzema nuk e fsheh admirimin për Paris Saint Germain dhe këtë e bëri në një komunikim në lidhe direkte në rrjetet sociale me rapperin Rohff me sulmuesin francez që bëri edhe një krahasim mes skuadrës së Luis Enriques dhe Realit të Madridit duke theksuar se Los Blancos është një ekip më i komplikuar i mbushur me shumë yje, kurse te PSG ylli është pikërisht Luis Enrique.

‘Te Paris Saint Germain, e mira është se kur luajnë titullarët, skuadra funksionon dhe luan mirë…por më pas ndërhyn trajneri dhe bën një zëvendësim në minutën 60 apo 70 dhe ata që hyjnë në fushë japin akoma më shumë në fushë në krahasim me ata që janë aktivizuar që nga minuta e parë-tha Benzema-dhe në teori ata janë rezerve. Secili e di detyrën që duhet të bëjë dhe atë që duhet të japë. Titullari e di, po ashtu edhe futbollisti i stolit dhe kush është në stol nuk mërzitet’ 

Sipas Benzema, rasti i kampionëve të Evropës është ndryshe nga ai i Realit të Madridit.

‘Te Reali i Madridit është më e komplikuar sepse nuk luhet shumë si grup-shtoi Benzema-PSG nuk është një skuadër yjesh me përjashtim të Ousmane Dembele, fituesi i Topit të Artë. Por ata ushtrojnë presion, mbrojnë, sulmojnë, vrapojnë..’-vijoi Benzema

Dhe për të mbështetur argumentin e tij se PSG është vërtet një skuadrës, Benzema lartësoi figurën e Luis Enrique

‘Më i famshmi te Paris Saint Germain është Luis Enrique-tha Benzema-por është një skuadër  e vërtetë. Kushdo që vendoset përpara, funksionojnë së bashku dhe lojtarët e stolit shfaqin të njëjtin rendiment. Për këtë arsye janë kaq të mirë’.

Top Channel