Enzo Maresca është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Manchester City. Në valsin e pankinave në Premier League që përjetoi një sezon me numër rekord shkarkimesh dhe dorëheqjesh të parakohshme, përfshihet edhe emri i trajnerit italian që ka mbetur pa skuadër që pas largimit nga Chelsea.

Sipas medias britanike ai mund të zëvendësojë pikërisht Pep Guardiolën në fund të sezonit; tabloidët shkruajnë se ka pasur bisedime pozitive  për emërimin e tij si pasues të katalanasit në stolin e Citizens

Pep Guardiola, ka ende një vit në kontratën me Manchester City, por klubi dëshiron që të mos jetë i papërgatitu në rast se 55 vjeçari vendos të ndryshojë ambient. Në Spanjë nënvizojnë se për Guardiolën po ngrihet hipoteza e pankinës së kombëtares italiane. Përsa i përket kalimit të Maresca te Manchester City, një pengesë e mundshme në tratativë përaqësohet nga detyrimet kontraktuale që trajneri ka ende me klubin londinez. Guardiola mund të vendosë të respektojë kontratën e tij, por në Angli po bëhet gjithnjë e më e fortë ndjesia se në Etihad Stadium po bëhen gati për ndryshime të mëdha që do të detyronte City që të bënte gati një plan B

Vetë Guardiola e përkufizoi Maresca, një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe e përshkroi punën e bërë prej tij te Chelsea si të shkëlqyer. Maresca ka qenë asistent i  Guardiolës në sezonin 2022/2023 kur Manchester City fitoi Ligën e Kampioneve dhe është një vlerësues i stilit të lojës së katalanasit.

Top Channel